← Shfleto

Xhevat Shabanaj

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi në janar të vitit 1951 në Radac të Pejës. Shkollën fillore e kreu në Jabllanicë të Vogël, kurse Gjimnazin në Istog (Burim). Fakultetin e Shkencave Politike e kreu në Sarajevë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe u magjistrua në qershor të vitit 1984 me temën: ”POZITA, ROLI DHE FUNKCIONIMI I BASHKËSISË LOKALE ME THEKS TË VEÇANT NË KSA TË KOSOVËS”. Mr. Xhevat Shabanaj së pari punoi në Kuvendin Komunal e mandej në Kuvendin Krahinor të Prishtinës, mandej si mësimdhënës në Normale të Prishtinës. Aktualisht punon në Ministrinë e Financave të Kosovës në Prishtinë, ka të botuara 7 punime profesionale, dy prej tyre si koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.