← Shfleto

Xhevat Pllana

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në tetor të vitit 1953 në Lajthisht të Kastriotit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje kurse e kreu në Hade. Të mesmen (të Mjekësisë) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në tetor të vitit 1999 me temën: ”HIPERTENSIONI ARTERIAL TE RINIA SHKOLLORE”. Mr. Xhevat Pllana doktorua në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 2003 me temën: ” PREVALENCA E SËMUNDJES ARTERIOSKLEROTIKE PERIFERIKE TE PACIENTËT NËN 60 VJET ME SËMUNDJE KORONARE KOEKZISTENTE”. Dr. Xhevat Pllana specializimin e kreu në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit. Punoi si mësimdhënës në Shkollën e Mjekësisë të Prishtinës, si mjek në Dispanzerin e Mjekësisë së Punës në Obiliq, ku ka qenë drejtor i këtij Dispanzeri. Më 1999 Dispanzerin e avansuan në Institut të Mjekësisë së Punës ku Xh. Pllana përsëri u zgjodh drejtor i këtij Instituti. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore si Internist.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.