Xhevat Korça
Doktor i historisë
Lindi në janar të vitit 1893 në Korçë. Shkollën fillore e kreu në shkollën shqipe të Korçës. E kreu gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Me një bursë nga administrata e Shkodrës shkoi ti kryente studimet në Fakultetin Filozofik Dega e Historisë, në Vjenë, ku diplomoi dhe u doktorua në qershor të vitit 1921 me temën: ”TRI PYETJE NGA JETA E SKËNDERBEUT”(gj). Kjo temë u vlersua shum lart dhe u rekomandua të botohej në gjermanishte. U botua më 1922, kurse shqip u botua një vit ma vonë –më 1923 në Tiranë. Pas kthimit në atdhe Dr. Xhevat Korça u emrua drejtor i parë i Gjimnazit Shtetëror të Shkodrës. Me ardhjen e Zogut, në dhjetor të vitit 1924, Dr. Xh. Korça u largua nga Shkodra dhe doli në Jugosllavi dhe u vendos në Beograd. Shërbeu në Katedrën e Gjuhës Shqipe të Universitetit të Beogradit, por pas tre viteve, qëndrimit, ju bë e pamundshme. Më 1928 shkoi në Austri (në Vjenë e Grac). Më 1929 u kthye në atdhe dhe u caktua ministër i Arsimit në Qeverinë e Mustafë Krujës. Pas përfundimit të luftës u arrestua (nga regjimi komunist), denohet me burgim të përjetshëm (15 vjet). Vdiq në grevë urije në burgun e Tiranës më 1960.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.