← Shfleto

Xhevat Domi

Doktor i shkencave të veterinarisë

Lindi më 1941 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Veterinarisë e kreu në Zagreb më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në fakultetin e Veterinarisë-Dega e Mikrobiologjisë me epitozootologji në Zagreb ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1970 me temën: ”FLORA MIKROBIOLOGJIKE TE ZOGJTË E PULAVE PËR SHKAK TË SËMUNDJËS SË ORGANEVE REPRODUKTIVE”(kr). Mr. Xhevat Domi doktoroi në Fakultetin e Veterinarisë të Beogradit në korrik të vitit 1977 me temën: ”HULUMTIMI I ROLIT TË KOMPLEKSIT TË TOKËS DHE FAKTORËVE KLIMATIKË NË EPIZOOTOLOGJINË E SËMUNDJEVE ANEOROBIKE TË DELEVE NË TERITORIN E KOSOVËS”(sr). Dr. Xhevat Domi në fillim punoi në KBI “Ereniku” të Gjakovës, mandej në Institutin Bioteknik të Pejës. Në Entin për Blegtori dhe Veterinari të Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, ku arriti gradën prof. ordinar i lëndëve Mikrobiologji-Veterinari me Zoohigjenë në këtë fakultet ku ishte edhe dekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 20 punime shkencore si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.