Xhevat Bakraçi
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në shtator të vitit 1945 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Beogradit ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1971 me temën: “ROLI I SISTEMIT TË INFORMATAVE NË OPTIMIZIMIN E SISTEMIT TË MADH EKONOMIK“(sr). Mr. Xhevat Bakraçi doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në dhjetor të vitit 2001 me temën: “SIGURIMI SI FAKTOR I STABILITETIT EKONOMIK“.Dr. Xhevat Bakraçi e filloi punën më 1968 në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës si ligjërues në të dy gjuhët për lëndët: Ekonomia e Industrisë, Ekonomia e turizmit dhe Kibernetika në Ekonomi. Tash ligjëron lëndët: Ekonomia e veprimtarive dhe ekonomia e sigurimeve në këtë fakultet. Ka qenë shef i Katedrës për Degën ekonomike dhe prodekan i këtij fakulteti, ka të publikuara disa punime të lëmit të teorisë së informatave në Kosovë dhe jashtë saj, ka specializua në Jenë, Budapest, Tiranë. Tash është ligjërues i lartë në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, ligjëron edhe në SHLE-Komerciale të Pejës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.