← Shfleto

Xhemush Bina

Magjistër i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1924 në Preshevë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Gjilan. Fakultetin e bujqësisë e kreu në Shkup më 1959. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1967 me temën:”?“(kr). Mr. Xhemush Bina së pari e filloi punën në Kooperativën Bujqësore të Preshevës. Më 1961 u pranua në SHL Bujqësore të Prishtinës si mësimdhënës i lëndës mekanizmat e blegtorisë, pas një kohe specializoi në Bullgari për Mekanizmat e bujqësisë. Me formimin e Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë Mr. Xhemush Bina u zgjodh dekan i parë i këtij fakulteti, ku punoi gjithë kohën si ligjërues dhe ligjërues i lartë i Mekanizmave të Blegtorisë deri sa u pensionua. Jeton në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.