Xhemil Çela
Doktor i ekonomisë
Lindi në maj të vitit 1910 në Gjorm të Vlorës. Mësimet e para i mori në vendlindje, shkollën e mesme (teknike) e kreu në Tiranë. Shkollimin e mëtejshëm e vazhdoi në Itali në Shkollën e Kadetëve. Studimet i filloi në dy fakultete në atë të Ekonomisë dhe të jurisprudencës. Në Fakultetin Ekonomik të Torinos më 1940 mori gradën “Doktor i Shkencave Ekonomike”. Dr. Xhemil Çela ka punuar si mësimdhënës (pedagog) në Universitetin “Leonardo da Vinci” të Bolonjës. Dr. Xh. Çela u kthye në atdhe në vitin 1941, u arrestua nga forcat policore italiane. Pas kapitullimit të Italisë Dr. Xh. Çela u emërua prefekt i Dragashit në Kosovë dhe deputet i asaj kohe. Kur ushtria gjermane erdhi në Kosovë u arrestua dhe u internua në kampe përqendrimi. Në korrik të vitit 1945 u kthye në atdhe. Qeveria e atëhershme shqiptare nuk i dha punë. Me rekomandimin e një miku, Xh. Çela u angazhua në Misionin UNRRA-s ku dha një kontribut të vlefshëm. Më 1947 u angazhua si pedagog në Teknikumin Financiar të Tiranës. Me hapjen e Universitetit të Tiranës u bë pedagog në Fakultetin Ekonomik ku ligjëroi lëndët “Teoria e kontabilitetit”, “Kontabiliteti industrial”. Dr. Xh. Çela ka botuar si autor dhe bashkautor tekste universitare. ÇELEBI EVLIA (DERVISH MUHAMET-DHILHI IBA) 1611 - 1684 Evlia Çelebi ishte funksionar i lartë në oborrin e sulltanit me detyrë të inspektorit të krahinave Osmane. E. Çelebi është autor i një vepre me 10 vëllime “UDHËTIMET SEJAHAT NAMESI” me përshtypje të ndryshme nga vendet e Evropës, Azisë, Afrikës ndër të cilat gjenden përshkrime edhe për Shqipërinë, e botuar më 1902. E.Çelebi është me kombësi turke. Më 1641 bëri një udhëtim në Shqipëri. Në vëllimin VI të veprës “Sejahat Namesi” të përkthyer pjesërisht në shqipe nën titullin “Shqipëria para dy shekujsh” (e botuar më 1930 në Tiranë). Evlija Çelebi ndër të dhënat tjera jep informacione me vlerë shkencore për: tregtinë, zejtarinë, bujqësinë, popullsinë, kalatë veshjet e tj. të qyteteve të jugut, si Delvinë, Gjirokastër, Kalasë, Kardhiq deri në Prevezë. Herën e dytë E.Çelebi më 1670 vizitoi qytetet e Kosovës si: Mitrovicën, Vushtrrinë, Prishtinën, Kaçanikun, Gjakovën ku shkruante se kjo popullsi ishte shqiptare fliste shqip (“Enciklopedia e Dibrës dhe Sarandës” faqe 112 e botuar në Tiranë më 2002).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.