Xhemil Bytyçi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në janar të vitit 1941 në Bilushë të Prizrenit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Prizren, ku e kreu edhe shkollën e mesme. Fakultetin e mjekësisë e kreu në Beograd më 1968. Paralelisht ka studiuar edhe Stomatologjinë. Studimet pasuniversitare i bëri në epidemiologji. Specializimin për urolog e kreu në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit dhe në Prishtinë, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në mars të vitit 1986 me temën: ”KONTRIBUT NË ETIOLOGJINË E NEFROLITIAZËS, KËRKIME EPIDEMIOLOGJIKE KLINIKE TË NEFROLITIAZËS NË REGJIONIN E KOSOVËS”. Dr. Xhemil Bytyçi punën e filloi si mjek në qendrën Medicinale të Prizrenit pas doktorimit u zgjodh docent i kirurgjisë së përgjthshme në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, edhe arriti deri te prof. inordinar. Ka të botuara 98 punime si autor-koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.