← Shfleto

Xhemajl Xhemajli

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi në maj të vitit 1942 në Pograxhë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Gjilan. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në gusht të vitit 1998 me temën.”LËVIZJA NACIONAL - DEMOKRATIKE SHQIPTARE DHE KOMITETI I SAJ NË SHKUP 1944-1947”. Mr. Xhemajl Xhemajli filloi të punonte si mësimdhënës në vendlindje, më 1973 kaloi me punë në Qendrën e Aftësimit Profesional të Punëtorëve në Gjilan. Si ligjërues i lëndës Mbrojtja dhe Siguria, prej aty kaloi në Gjimnaz dhe në Akademinë Pedagogjike “Skenderbeu” në Gjilan. Mr. Xh. Xhemajli ka qenë i përndjekur dhe i burgosur nga pushteti serbosllav. Aktualisht punon si profesor i historisë në shkollat e mesme të Gjilanit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.