Xhemajl Ahmedi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1930 në Preshevë. Shkollen fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1963. Pas një përvoje të gjatë mjekësore doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në maj të vitit 1979 me temën:” METABOLIZMI I PROSTOGLANDINAVE NË SHTATZËNSINË NORMALE DHE PATOLOGJIKE”(sr). Dr. Xhemajl Ahmedi filloi punën si mjek-gjinekolog në Repartin e Gjinekologjisë të Fakultetit e Mjekësisë të Prishtinës që nga viti 1963 e me hapjen e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë me 1970 u zgjodh asistent i lëndës së gjinekologjisë-akusherisë dhe arriti deri në prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. Xh. Ahmedi ka të botuara më tepër se 60 punime shkencore nga lëmi i gjinekologjisë. Ka të kryer specializimin në Prishtinë, tash është pensionist dhe jeton në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.