Xhemajl Ademaj
Doktor i shkencave juridike
Lindi në maj të vitit 1955 në Ratish të Posthëm të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen (gjimnazin) e filloi në Deçan dhe e kreu në Gjakovë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1980. ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në maj të vitit 1995 me temën: ”NDJEKJA PËR DELIKTE POLITIKE NË KOSOVË NË PERIUDHËN 1981-1990” Mr. Xhemajl Ademaj doktoroi në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në janar të vitit 1997 me temën: ”PROBLEMET E KËQYRJES SË VENDIT TË NGJARJES SI VEPRIM HETIMOR E GJYQËSOR NË PROCEDURËN PENALE”. Dr. Xh. Ademaj e vazhdoi edhe më tutje punën shkencore dhe i vijoi studimet (ekstra) pasuniversitare në Universitetin Cobra të Portugalisë të lëmit të mjekësisë ligjore, ku edhe u specializua në vitet 2003, 2004. Dr. Xhemajl Ademaj ka të botuara 4 vepra shkencore të lëmit të drejtësisë dhe është polici me nr. 0001 i SHPK. Është këshilltar ligjor në zyrën e komisarit të SHPK në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.