Xhemail Hoxha
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Për vitin e lindjes, për shkollën fillore dhe për të mesmen nuk kemi të dhënë, por dimë se Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1977, dhe po në këtë fakultet edhe ka doktoruar më 1993 me temën: ” VEÇORITË E SHPËRNDARJES SË TRYSNIVE TË LARTA ANORMALE NË ULËTTËSIREN PANADRIATIKE TË PËRCAKTUARA NËPËRMJET TË METODAVE GJEOFIZIKE TË PUSEVE”. Dr. Xhemail Hoxha së pari punoi si inxh. gjeofizik në Ndërmarrjen Gjeofizike Kanterjale në Patos (1977-1994). Është marrë me përdorimin e Metodikave të Gjeofizikës së Puseve.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.