← Shfleto

Xhelal Shabani

Magjistër i shkencave të teknologjisë

Lindi në nëntor të vitit 1954 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe Shkollën Teknike i kreu në vendlindje. FSHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë-Drejtimi inorganik në Zagreb, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1985 me temën: ”PËRCAKTIMI POLAROGRAFIK I PLUMBIT. ZINKUT, COBALTIT DHE BAKRIT NË UJRAT E FLOTACIONIT “TREPÇA”(kr). Mr. Xhelal Shabani së pari punoi si profesor i kimisë në Gjimnaz, mandej si asistent i Kimisë Analitike në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë në Mitrovicë, punoi edhe si bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Plumbit dhe Zinkut “Trepça” në Mitrovicë si dhe si Kordinator i ruajtjes së ambientit jetësor në Komunën e Mitrovicës. Ka të botuara 2 punime shkencore dhe 6 punime profesionale si dhe koautor i tekstit të Kimisë për shkolla të mesme.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.