Xheladin Zymberaj
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1948 në Ruhot të Pejës. Shkollën fillore e kreu në Tërstenik, kurse të mesmen (Normalen) në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1973. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1988 me temën:”GJUHA NË VEPRAT E PAPA KRISTO NEGOVANIT”. Mr. Xheladin Zymberaj së pari punoi si mësues e mandej si profesor i gjuhës shqipe në Prizren ku edhe punon ende. Ka të botuara 7 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.