← Shfleto

Xhavit Bicaj

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1949 në Vrellë të Burimit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (gjimnazin) në Istog. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1975. Po në të njëjtin fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare, ku edhe magjistroi në Beograd në prill të vitit 1986 me temën: ” MORBILITETI SPITALOR NGA SËMUNDJET MALINE KOSOVËS “ (sr). Mr. Xhavit Bicaj doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në janar të vitit 1995 me temën: ”TRAJTIMI RADIOTERAPIK I KANCERIT TË LËKURËS ”. Dr. Xhavit Bicaj në fillim punoi si mjek, mandej kreu specializimin në Institutin Onkologjik të Beogradit. Tash punon në Repartin e Medicinës Nukleare në Spitalin e Prishtinës, ku edhe është shef i Shërbimit të Onkologjisë. Ka të botuara 20 punime shkencore dhe 14 si koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.