← Shfleto

Xhavit Aliçkaj

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1947 në Irzniq të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (normalen) në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe – e kreu në Prishtinë më 1972. Në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1984 me temën: ”ASPEKTI IDEO - ESTETIK I LIRIKËS SONË POPULLORE – SHQIPTARE DERI NË VITIN 1941”. Mr. Xhavit Aliçkaj doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në prill të vitit 2000 me temën: ”LAHUTA E MALCISË E GJERGJ FISHTËS”. Dr. Xhavit Aliçkaj së pari punoi si prof. i gjuhës shqipe në qendrën shkollore “Sh. Spahiu” të Pejës. Ka të botuara 45 punime-studime letrare, 12 punime nga lëmi i pedagogjisë, si dhe mbi 500 anekdota të mbledhura në odat e burrave në rrethin e Deçanit. Ka marrë pjesë në disa simpoziume në vend dhe në dy simpoziume ndërkombëtare. Kumtesat ju kanë botu.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.