← Shfleto

Xhafer Gashi

Magjistër i shkencave të teknologjisë

Lindi më 1944 në Mramuer të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin e Teknologjisë e kreu në Beograd më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1975 me temën: ”HULUMTIMET E MUNDËSISË SË LARGIMIT TË THËRMIAVE DHE TË AJRIT NË PËRZIERJEN E BRUMIT NË “BALLKAN” TË SUHAREKËS”(kr). Mr. Xhafer Gashi punoi si këshilltar për Teknologji e Metalurgji në Këshillin Ekzekutiv të KSA të Kosovës, drejtor i prodhimit në “Ballkan” të Suharekës, drejtor i “Damperit” të Suharekës, dhe drejtor i TC “Kosova A” në Obiliq. Tash është ligjërues në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë. Ka të botuara disa punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.