Xhafer Bicaj
Magjistër i shkencave politike
Lindi më 1948 në Vrellë të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse normalen në Prishtinë, ku e kreu edhe SHLP. Shkallën e Dytë të Fakultetit të Mbrojtjes e kreu në Beograd më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike-Dega e Mbrojtjes në Zagreb, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1988 me temën: ”KRIMINALITETI EKONOMIK NË KSA TË KOSOVËS SI FORMË E RREZIKIMIT TË PASURISË SHOQËRORE DHE SHOQËRISË (kr). Mr. Xhafer Bicaj në fillim ka punuar si mësimdhënës i mbrojtjes në Gjimnaz të Prishtinës deri sa u zgjodh ligjërues i mbrojtjes në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, tash është ligjërues i rregullt i mbrojtjes së përgjithshme popullore në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Ka të botuara 2 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.