← Shfleto

Vullnet Xhango

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në mars të vitit 1948 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1971, po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1989 me temën: ” ANALIZA E TË DHËNAVE SIZMIKE PËR STUDIMIN E MJEDISIT SEDIMENTAR TË DEPOZITIMEVE PLIOCENIKE NË RAJONIN DIVJAKË – BALLAJ”. Dr. Vullnet Xhango së pari punoi si fizikant në Ndërmarrjen Gjeofizike të Fierit, ku punoi edhe si specialist, mandej gjeofizik në Departamentin e Gjeofizikës të Tiranës dhe në Institutin Sizmologjik. Më 1995 merr titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Është marrë me studime sizmike për kërkimin e Naftës e gazit. Rezultatet i paraqiti në 13 artikuj shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit. Është dekoruar me “Urdhër Pune” kl. III, “Urdhri i Flamurit” shk. I.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.