Vullnet Starova
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në maj të vitit 1934 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1959 dhe doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1977 me temën: ”DETERMINANTET THEMELORE TË SHKALLËS SË LARTË TË MORTALITETIT TË FOSHNJËVE NË RS TË MAQEDONISË, ” Dr. Vullnet Starova punon në Klinikat e Fakultetit të Mjekësisë të Shkupit dhe specializoi në Beograd. Ka qenë edhe politikan aktiv, ku ishte edhe deputet i kuvendit të Maqedonisë. Dr. V.Starova ka qenë njeri me virtyte të larta njerëzore. Ka të botuara disa punime shkencore e profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.