← Shfleto

Vllaznim Metahysa

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1947 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze - e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare dhe specializimin i bëri në Wells ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1978 me temën: ”?”(an). Mr. Vllaznim Metahysa më 1975 u zgjodh asistent i gjuhës angleze në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Fakultetit të Filologjisë të Prishtinës, mandej ligjërues i Metodikës së mësimit të gjuhës angleze në këtë fakultet ku edhe punon. Merret me përkthime nga anglishtja në shqipe dhe anasjelltas, ku ka një numër të konsideruar punimesh.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.