Vjosa Nimani-Zylfiu
Magjistër e shkencave juridike
Lindi në janar të vitit 1947 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Juridik e kreu në Beograd më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1985 me temën: ”ZHVILLIMI I JURISPODENCËS NË KSA TË KOSOVËS 1945-1963 ME VEÇANTI ZHVILLIMI I GJYKATAVE”. Mr. Vjosa Nimani-Zylfiu së pari punoi si ndihmse e Prokurorit, mandej Gjykatëse në Gjyqin e Qarkut, gjyqtare në Gjyqin Suprem të Kosovës të Prishtinës, si ligjëruese në Shkollën e Policisë në Vushtrri, drejtoreshë e OJQ “Norma” dhe në fund gjykatëse në Gjyqin Suprem të Kosovës të Prishtinës, ka të botuar një punim profesional.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.