Vjollca Komoni
Magjistër e shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi në shtator të vitit 1953 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1982 me temën: ”KRAHASIMI I LINJAVE AJRORE DHE KABLLOVIKE”(kr). Mr. Vjollca Komoni së pari u zgjodh asistente e Elektroteknikës Industriale në Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës në Prishtinë. Tash është ligjëruese e lëndës Burimet kimike të energjisë elektrike dhe Stabilimentet në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës. Ka të botuara 2 tekste universitare si autor dhe një si koautor, 3 tekste për shkolla të mesme dhe 30 punime profesionale dhe 2 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.