Vjollca Karapici ( Brahimi)
Doktor e shkencave të ekonomisë
Lindi në nëntor të vitit 1952 në Tiranë. Shkollën fillore të mesmen dhe Fakultetin Ekonomik-Dega Financë-Kontabilitet i kreu në Tiranë më 1974. Vjollca Karapici u bë kandidate e shkencave të ekonomisë më 1986, kurse doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Tiranës më 1996 dhe arriti deri te profesor i asociuar më 1999. Dr. Vjollca Karapici ka kryer kualifikime e trajnime në Rusi, Amerikë, Itali, Greqi e Lituani. Dr. Vjollcë Karapici (Brahimi) së pari punoi në Kombinatin Ushqimor të Tiranës, pedagoge në Katedrën e Kontabilitetit në Fakultetin Ekonomik, në Departamentin Financë-Kontabilitet të Tiranës. Është autore-bashkautore e teksteve për shkolla të mesme të teksteve universitare, si dhe e monografive dhe e artikujve shkencorë të botuar. I mbajti 39 kumtesa në konferenca-simpoziume kombëtare e ndërkombëtare në vend dhe jashtë vendit. Dr. V. Karapici ishte anëtare e 24 organizatave e institucioneve dhe në universitete në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.