Vjollca Ferati-Berisha
Magjistër e shkencave të mjekësisë
Lindi në maj të vitit 1955 në Prishtinë. Shkollimin fillor të mesmen dhe Fakultetin e Mjekësisë i kreu në Prishtinë më 1981. U punësua në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë të Popullit të Kosovës në Departamentin e Ekologjisë Humane. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ku edhe magjistroi shtator të vitit 1989 me temën: ”NDIKIMI I NDOTJES SË AMBIENTIT NË PARAMETRAT SPIROMETRIK DHE ANTROPOMETRIK TEK FËMIJËT E MOSHËS SHKOLLORE” . Mr. Vjollca Ferati – Berisha më 1991 shkoi të jetoi në Arizonë të SHBA-ve ku edhe punon. Në fillim punoi në Departamentin shtetëror të mbrojtjes së ambientit të shtetit Arizona. Mr. Vjollca Ferati-Berisha ka mbajtur kontakte me Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës, tash mban ligjërata në lëndën Bazat e Anatomisë dhe fiziologjisë në Universitetin-Kolegjin e Arizonës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.