← Shfleto

Vjollca Bakiu

Doktore e shkencave të ekonomisë

Lindi në dhjetor të vitit 1957 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Ekonomik i kreu në Tiranë më 1980. Në Fakultetin Ekonomik të Tiranës ka mbajtur gradën shkencore “ Kandidat i shkencave” më 1991 - konvertim i gradës “Kandidat i shkencave” në “Doktor i shkencave” në vitin 1993 dhe mori titullin pedagogjik: Profesor i asociuar më 1994. Dr. Vjollca Bakiu i ka kryer kurse specializimi në Universitetin Nebrashës-Linkoln. Ka diplomuar në Universitetin e Angersit si “Inxhiniere e transportit, hotelierisë dhe e turizmit” në nivelin “Liceuse” në Francë, të nivelit “Master” në Francë, në Greqi, në Izrael. Dr. V. Bakiu punoi në Ndërmarrjen Tregtare të Fruto-Perimeve të Tiranës si merceologe në atë ndërmarrje si asistente-pedagoge e jashtme, në Fakultetin Ekonomik në Katedrën e Merceologjisë, për lëndën merceologjia e ushqimit e Tiranës. Ka qenë anëtare e Këshillit Shkencor në atë fakultet. Dr. V. Bakiu është autore-bashkautore e shumë teksteve universitare (8 tekste), ka të botuara 30 artikuj shkencorë e 17 artikuj të tjerë. Ka marrë pjesë në simpoziume e konferenca shkencore në vend dhe jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.