← Shfleto

Viron Xhillari

Doktor i shkencave të mjekësisë – farmaci

Lindi më 1938 në Përmet. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Politeknikumin e Mjekësisë e kreu në Tiranë ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1964. Punoi si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës, ishte përgjegjës i lëndës Kimia farmaceutike dhe i kimisë toksikologjike, më vonë përgjegjës i Katedrës së Farmacisë. Dr. Viron Xhillari është autor e bashkautor i disa teksteve universitare të degës së Farmacisë të botuara që nga vitet e shtatëdhjeta (70) si dhe i Kimisë farmaceutike të botuar në 4 vëllime. Botoi një varg artikujsh shkencorë në vend dhe jashtë vendit. Ka qenë kryetar i Shoqatës Farmaceutike Shqiptare dhe anëtar i grupit të studimit dhe të njësimit të programeve shkollore farmaceutike të vendeve të Mesdheut.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.