← Shfleto

Vinçenc Malaj

Doktor i shkencave të historisë

Lindi më 1928 në Ljare të Krajës, rrethi i Tivarit. Mësimet e para i nisi në vendlindje dhe i kreu në Tivar. Të mesmen e bëri në Shkodër, Split e Pazin, mandej kreu një shkollë fetare në Trashan afër Lezhës. Ku edhe veshi petkun françeskan dhe ndërroi emrin prej Pjetër në Vinçenc-Vinko. Studioj Filozofinë në Dubrovnik, por e vazhdoi teologjinë në Zagreb. Vinko-Vinçenc Malaj Shugurohet meshtar më 1957 në Dubrovnik. Mandej studioj Letërsinë italjane në “La Sapienza” të Romës, ku diplomoi më 1972, kurse doktoroi në mars të vitit 1973 me temën: ”KUVENDI I ARBRIT 1703”(it). Dr. Vinko Malaj përveç shërbimeve fetare katolike punoi edhe si Profesor në SHL teologjike të Shkodrës. Ky u mor edhe me krijimtari letrare dhe me art-pikturë - shkroi poezi, u mor me mbledhjen e folklorit dhe pikturoi. Dr. V. Malaj ka të botuara 5 vepra letrare. Vdiq në Tuz në vitin 2000.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.