← Shfleto

Vilson Bare

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në mars të vitit 1946 në Fier. Shkollimin fillor dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikës e kreu në Tiranë me 1969. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1998 me temën: ” STUDIMI I DIFRAKSIONIT, PËRDORIMI I TIJ PËR INTERPRETIMIN GJEOLOGJIK”. Dr. Vilson Bare punoi në Ndërmarrjen Gjeofizike të Fierit, mandej në Institutin e Naftës e të Gazit. Punën kërkimore e drejtoi në punët gjeofizike dhe sizmike për rajonin Pavelqë, Vlorë, Durrës. Rezultatin e studimeve-kërkimeve, i ka paraqitur në konferenca-simpoziume. I ka të botuar 8 punime shkencore. Më 1995 ka marrë titullin ”drejtues kërkimesh”. Është dekoruar me “Urdhër Pune” kl. II. Me “Çmimin e Republikës” shk. III për kontributin e zbulimit të Naftës e të Gazit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.