← Shfleto

Vili Minarolli

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi në shtator të vitit 1944. Familja e Minarollit është me origjinë pogradecase (në Elbasan). Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Tiranë ku e kreu edhe FSHN-Dega e Matematikës me sukses të shkëlqyer 1966. Po në këtë fakultet edhe doktoroi në lëmin e matematikës. Dr. Minarolli së pari punoi si mësues i matematikës në Berat e Kuçovë, mandej punoi në Institutin e Studimeve Pedagogjike si dhe pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës. Më 1992 u emërua drejtor i Arsimit të Mesëm në Ministrinë e Arsimit, mandej punoi si Ambasador i Shqipërisë në Beograd. U kthye në Atdhe me detyrën e drejtorit të Evropës në Ministrinë e Jashtme. Më 1996 u zgjodh deputet i Korçës ku ishte disa legjislatura si përfaqësues i PD. Dr. Vili Minarolli është autor i një sërë tekstesh të matematikës të botuara. Aktualisht jeton dhe punon në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.