Veton Hoxha
Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë
Lindi në nëntor të vitit 1952 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (të Mjekësisë) e kreu në vendlindje. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Beograd më 1977. Në të njëjtin fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”HULUMTIMET E NDIKIMIT TË FRAKSIONIT ZOOK NË PULPËN E DHËMBIT TË NJERIUT”(sr). Mr. Veton Hoxha doktoroi në Fakultetin e Stomatologjisë të Sarajevës në nëntor të vitit 1984 me temën: ”KOMPONENTET E PROTEINIT TË KOMPLEKSIT TË STRUKTURËS SË FORTË TË DHËMBËVE KARIOZ”(sr). Dr. Veton Hoxha së pari punoi si stomatolog në Shtëpinë e Shëndetit të Prishtinës, kreu specializimin në Sarajevë e më 1978 u zgjodh asistent i lëndës Sëmundjet e dhëmbëve në Fakultetin e Mjekësisë –Dega e Stomatologjisë në Prishtinë ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë në specializim edhe në Stamboll. Ka të botuar 35 punime shkencore dhe 1 tekst universitar si bashkautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.