Vesta Nura
Magjistër e artit – pikturës
Lindi në qershor të vitit 1956 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Arteve Figurative – Dega e Pikturës - e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve Figurative të Beogradit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1983 me temë të lirë. Mr. Vesta Nura së pari punoi si gazetare në “Rilindje” dhe i ndjek rrjedhat e zhvillimit të fushës së Artit figurativ. Ka bashkëpunuar me “Kosovaren”. Mr. Vesta Nurës veprat e krijuara gjatë 23 vjetesh iu kanë djegur në Luftën e vitit 1999 ku kanë qenë më tepër se 80 punime prej të gjitha i kanë shpëtuar vetëm 4 edhe ato të dëmtuara. Mr. V. Nura tash punon si kordinatore e Arteve në Ministrinë e Kulturës në Prishtinë dhe është anëtare e Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ të Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.