← Shfleto

Veselin Peçuli

Doktor i shkencave të agronomisë

Lindi më 1949 në Vlorë. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje, kurse studimet për agronom i bëri në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës. Diplomoi më 1872. Më 1978 u zgjodh pedagog në Institutin e Lartë të Bujqësisë të Kamzës. Specializimin pasuniversitar e bëri në Perugja të Italisë. Si specialist i “Ekologjisë”. Më 1986 u emërua Zëvendësdekan në Fakultetin e Agronomisë, mandej Zëvendësrektor në Universitetin e Bujqësisë të Tiranës, më vonë edhe rektor i këtij universiteti. Veselin Peçuli i ka pothuajse të gjithë titujt dhe gradat shkencore. Titullin “Profesor” e mban që nga viti 1995. Dr. V. Peçuli është ndër agroekologjistët e parë shqiptarë. Ka 12 tekste, monografi, broshura dhe Dekoratën e lartë të Urdhrit “Naim Frashëri të Art”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.