Veronika Peçi-Rrapi
Doktor e shkencave të gjeologjisë
Lindi në janar të vitit 1955 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i bëri në Universitetin Politeknik të Pekinit (Kinë) dhe u diplomua në sizmologji. U doktorua në Universitetin e Tiranës më 1993 me temën: ”METODAT SIZMOLOGJIKE PËR PARASHIKIMIN E TERMETEVE”. Dr. Veronika Peçi-Rrapi së pari punoi si sizmologe në Qendrën Sizmologjike të Tiranës dhe në Institutin Sizmologjik. Më 1997 mori titullin “Mjeshtë kërkimesh” Dr. V. Peçi-Rrapi punoi si bashkautore dhe ka pergatitur Buletinin Sizmologjik, dhe katalogun e termeteve të Shqipërisë. Ka botuar 5 artikuj shkencor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.