← Shfleto

Venemin Dashi

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në janar të vitit 1898 në Elbasan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Freystadt. Studimet e larta i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega Histori në Vjenë dhe u doktorua në lëmin e historisë në qershor të vitit 1928. Dr. Venemin Dashi u kthye në atdhe dhe u emërua mësimdhënës i historisë dhe drejtor i Institutit “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë. Shërbeu si mësimdhënës në Liceun e Korçës, në Durrës dhe në Shkollën Normale të Elbasanit. Më 1947 u arrestua (nga pushteti komunist) dhe u dënua me burg të përjetëshëm. Më 1951 lirohet nga burgu dhe caktohet punëtor në Ndërmarrjen Pyjore në Elbasan, mandej vjen në Tiranë si përkthyes privat i gjuhës gjermane në Institutin e Shkencave. Më 1967 pensionohet si bashkëpunëtor shkencor i fushës së historisë në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave. Vdiq në Tiranë më 1976. Pas vdekjes iu dha titulli “Mësues i merituar”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.