← Shfleto

Veli Veliu

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1935 në Llakovicë të Gostivarit. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Gostivar. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Frënge i kreu në Shkup më 1963. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e Romanistikës në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1974 me temën: ”LA FONTENI TE SHKRIMTARËT SHQIPTARË TË RILINDJES” (kr). Mr. Veli Veliu doktoroi në Universitetin e Dizhonit në Francë në dhjetor të vitit 1981 me temën:”LA FONTENI TE SHQIPTARËT” (fr). Dr. Veli Veliu së pari punoi si profesor i gjuhës frënge në Gjimnaz të Gostivarit. Më 1972 kaloi me punë në Bibliotekën Popullore-Universitare të Prishtinës. U zgjodh asistent i Letërsisë Frënge në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i Letërsisë Frënge në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Ka të botuara 5 vepra letrare dhe 70 studime e artikuj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.