← Shfleto

Veli Stafa

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1914 në Elbasan, mësimet e para i mori në vendlindje. Gjimnazin e kreu në Shkodër. Studimet e larta për Mjekësi i kreu në Universitetin e Bolonjes (Itali) dhe diplomoi më 1938 Doktoroi po në atë universitet të Bolonjës me temën: ” KUFIZIMET MARTESORE NGA PIKËPAMJA E PËRMIRSIMIT GJENETIK (it). Dr. Veli Stafa shërbeu një kohë të shkurtër si mjek ushtarak. Dr. V. Stafa u mor edhe me shkrime që i botoi në gazeta të kohës, por disa shkrime iu botuan pas vdekjes në “Bota e re”, “Ilyria” etj. Dr. Veli Stafa u sëmur nga një sëmundje (tuberkulozi) e rëndë. Për shërim shkoi në Sanatoriumin e Golnikut në Slloveni dhe në Paris ku edhe vdiq më 1939 dhe me nderime të veçanta u varros në Elbasan

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.