← Shfleto

Veli Jerliu

Magjistër i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në janar të vitit 1939 në Dazhdincë të Dardanës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Hogosht. Shkollen e mesme teknike të Makinerisë e kreu në Beograd. SHLT e kreu në Prishtinë. Shkallën e Dytë të Fakultetit të Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë në Zagreb ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”HULUMTIMI I MUNDËSIVE TË VEPRIMIT TË GJENERATORËVE TE MAKINAT E XEHETARISË”(kr). Mr. Veli Jerliu një kohë punoi si teknik në Institutin e Vinçës në Beograd, mandej në Konstrukcionin e urave e më 1965 u kthye si inxh. të punoi si mësimdhënës në Qendren Teknike të Obiliqit dhe në atë të Prishtinës, mandej si drejtor teknik në “Mekanikë” të Kosovatransit të Prishtinës, si mbikqyrës në Makinat e Xehetarisë në “Feronikel” të Gllogocit e prej aty kaloi si ligjërues në SHLT në Ferizaj për lëndët Organizimi i prodhimit dhe motorët me djegëie të brendshme, ku punoi deri në pension.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.