← Shfleto

Vehbi Pllana

Magjistër i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në tetor të vitit 1945 në Ashlan të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje e vazhdoi në Pantinë dhe e kreu në Mitrovicë, ku e kreu edhe të mesmen (Teknike). Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë-Anijendërtimtarisë-Drejtimi i Projektimi i Proceseve Teknologjike të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1991 me temën: ”MUNDËSIA E APLIKIMIT TË STABILIMENTEVE PILOT PËR HULUMTIMIN E TEKNOLOGJIVE TË REJA NË ZINKIM“(kr). Mr. Vehbi Pllana së pari punoi si asistent në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë, punoi në SHLT të Mitrovicës, mandej punoi në Elektrolizën e Zinkut dhe në Fabrikën e Llamarinës në Vushtrri dhe në Qendrën e Rinisë në Prishtinë. Mr. V. Pllana është ligjërues i lëndëve: teoria e përpunimit plastik dhe Përpunimi i metaleve në gjendje plastike në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë. Ka të botuara 8 punime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.