← Shfleto

Vehbi Gavoçi

Doktor i teologjisë islame

Lindi në qershor të vitit 1923 në Geruc të Shkodrës dhe më 1937 bashkë me prindërit shkoi në Damask. Vehbiu shkollën fillore e kreu në Geruc të Shkodrës. Pasi u vendos në Damask shkoi në Egjipt për ta studiuar gjuhën arabe që vetëm sa kishte filluar ta mësonte. Fjalët arabe i shkruante me shkronja shqipe. Në Egjipt qëndroi 4 vjet dhe atje u shpall një konkurs për të huajt në Universitetin e Al-Az-Harit. Vehbiu fitoi kushtin dhe u regjistrua në këtë universitet të Kairos. Atëherë kishte vetëm 17 vjet dhe diplomoi në Fakultetin e Ligjit të Sheriatit më 1945. Pas diplomimit i ndoqi studimet pasuniversitare për doktoraturë dhe zgjodhi Degën e Ligjit Islam. Më 1948 u emërua profesor në një shkollë të femrave në Halep të Sirisë. Këtu filloi të shkruante artikuj e më vonë edhe libra për Shqipërinë dhe Kosovën. Shkroi për femrën shqiptare. Ky libër u ribotua 14 herë, ka shkruar edhe për jetën e Ebu Hanifës (300 faqe) ka shkruar edhe “Xhevahirët” në dy vëllime. Vehbiu ligjëronte edhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Universitetin e Damaskut. Më 1966 u emërua ligjërues në Universitetin e Riadit (Arabi Saudite), më 1984 shkon në Aman të Jordanisë. Më 1987 shkoi në Emiratet e Bashkuara në Dubai, ku u pranua profesor në Universitetin e Dubait për lëndën Bazat e legjislacionit islam. Dr. Vehbi Gavoçi e njeh gjuhën shqipe shumë mirë. I vinin revista e libra nga Shqipëria dhe nga Kosova. Filloi të shkruante edhe në shqip. I shkroi 14 libra. Dr. Vehbiu më 1974 vizitoi Kosovën dhe Maqedoninë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.