Vediha Topçiu
Magjistër e shkencave të filologjisë
Lindi më 1935 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1972. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1979 me temën: ”VEÇORITË FONETIKE TË SË FOLMES SË PRIZRENIT”. Mr. Vediha Topçiu në fillim punoi si mësuese pastaj profesoreshë e gjuhës shqipe në shkollat e mesme të Prizrenit dhe të Prishtinës, kurse më 1979 u zgjodh asistente e gjuhës shqipe në Katedrën e Filologjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ku punoi deri në pensionim. Ka të botuara 5 punime-artikuj e studime dhe ka marrë pjesë në disa tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.