Vedat Kiseri
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1946 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje, ku e kreu edhe SHLP-Grupi Gjuhë dhe Letërsi angleze, kurse Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit ku magjistroi në dhjetor të vitit 1980 me temën: ”MASKAT E POETËVE ROMANTIKË ANGLEZË”(kr). Mr. Vedat Kiseri doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në tetor të vitit 1986 me temën: ”MANIFESTIMET DHE TEORITË LETRARE TE ROMANTIKËT ANGLEZË”. Dr. Vedat Kiseri në fillim punoi si prof. i Gjuhës Angleze në Gjimnaz dhe SHLP të Prizrenit, specializoi në Angli kurse prej vitit 1987 punon në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës prof.inordinar i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Ka të botuara disa punime. Merret edhe me përkthime nga anglishtja në shqipe.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.