Vaxhid Nuredini
Doktor i shkencave të pedagogjisë
Lindi në shtator të vitit 1946 në Rahovicë të Preshevës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Preshevë. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë - e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku dhe magjistroi në korrik të vitit 1980 me temën: ”PUNA E PEDAGOGUT SHKOLLOR NË ZBULIMIN DHE MENJANIMIN E VËSHTËRËSIVE NË ORJENTIMIN PROFESIONAL TE NXANËSVE ME MËSIM TË ORJENTUAR”(kr). Mr. Vaxhid Nuredini doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në mars të vitit 1987 me temën: ”NOTIMI I NXANËSVE TË SHKOLLËS SË MESME TË ORJENTUAR SI REZULTAT I BASHKËPUNIMIT TË ARSIMTARËVE ME PEDAGOGUN E SHKOLLËS”(kr). Dr. Vaxhid Nuredini shërbeu si Pedagog e mandej edhe drejtor i Gjimnazit në Preshevë. Tash është prof. i pedagogjisë dhe metodikës në SHLP në Prizren. Ka të botuara 4 tekste shkollore si autor-koautor dhe 27 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.