← Shfleto

Vasilika Kume

Doktor e shkencave të ekonomisë

Lindi në dhjetor të vitit 1955 në Tiranë. Shkollimin fillor, të mesmin dhe Fakultetin Ekonomik-Dega e Industrisë i kreu më 1978 në Tiranë. Ka kryer kursin pasuniversitar KOMFAR të organizuar nga UNIDO më 1990 në Tiranë. Pas vitit 1992 ka kryer kurse kualifikimi pasuniversitar të fushës e administrim-biznesi në Universitetin Linkoln në SHBA, mandej në Angli, Skoci e Greqi. Ishte kandidat shkence që nga viti 1991 i konvertuar në vitin 1993 “Doktor Shkence “ dhe “Asistent profesor” më 1999. Dr. Vasilika Kume punoi në NB Frutore në Fier si ekonomiste në degën e planit, si pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik për lëndën: Ekonomia industriale, përgjegjëse e seksionit të drejtimit të biznesit në Departamentin e Menaxhimit, drejtor ekzekutiv e Shkalles Pasuniversitare “Master” në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Në këtë fakultet mbajti leksion për lëndën Ekonomia industriale, menaxhimi strategjik. Dr. V. Kume është autore-bashkëautore e 40 punimeve shkencore (10 të botuara jashtë vendit). Ka marrë pjesë në tubime shkencore me më tepër se 30 kumtesa në shumë shtete jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.