← Shfleto

Vasil Tola

Magjistër i veterinës

Lindi më 1935 në Gjirokastër. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje, kurse mjekësinë Veterinare e kreu në Institutin e Lartë të Bujqësisë në Kamzë dhe u diplomua më 1958. Së pari punoi si mjek veteriner e mandej inspektor veterine në Ministrinë e Bujqësisë të Tiranës. Më 1966 u emërua asistent i mikrobiologjisë në Fakultetin e Veterinarisë e pas dy vjetësh edhe pedagog në këtë fakultet. Në vitet 1982-1990 drejtoi Katedrën e Parazitologjisë-Epizootologjisë. Ishte edhe dekan i këtij fakulteti, ku iu dha titulli “Profesor”. Mr. Vasil Tola ka të botuara 30 punime shkencore. Rezultatet e kërkimeve shkencore të tijë kanë gjetur zbatim në praktikën blegtorale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.