← Shfleto

Vasil Kamami

Doktor i shkencave të pedagogjisë

Lindi më 1921 në Elbasan. Aty i kreu mësimet e para dhe Shkollën Normale. Studimet e larta i filloi në Itali dhe i mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin e Tiranës. Në luftë ANÇI mori pjesë në demonstrata antifashiste dhe u burgos nga okupuesit. Pas Luftës së Dytë Botërore karrierën e filloi si mësues në Normalen e Elbasanit, pastaj në Liceun e Korçës. Shumë kohë ka qenë zv.drejtor i shkollës pedagogjike “L.Gurakuqi” të Elbasanit, drejtor i Institutit Pedagogjik “A.Xhavani” deri më 1988. Ishte deputet i Kuvendit Popullor 12 vjet. Për punën pedagogjike që bëri në shkollën pedagogjike “L.Gurakuqi” në vitet e 50 e 60 ta për punë studimore me të cilën mori gradën “Doktor i Shkencave”. Në vitin 1969 Dr. Vasil Kamami iu dha titulli Hero i Punës Socialiste. Puna e tij pedagogjike dhe organizimi i praktikës pedagogjike u botuan në organet pedagogjike të vendit që sollën ndihmesë shkencore në mendimin pedagogjik shqiptar. Vdiq në Elbasan më 1991.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.