← Shfleto

Vangjel Zigori

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në mars të vitit 1942 në Vlorë. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në Tiranë. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Kimi Industriale e kreu në Tiranë më 1963. Pas diplomimit punoi në Kombinatin Ushqimor të Tiranës, mandej në Ministrinë e Industrisë, në Kombinatin e Verës në Durrës, dhe përsëri u kthye në Institutin e Kërkimeve Ushqimore. Punonjës shkencor dhe përgjegjës sektorit në Industrinë e studimeve dhe projektimeve të Industrisë së lehtë dhe Ushqimore. Është specializuar në Francë, Itali e Spanjë. Më 1982 mori gradën “Kandidat i Shkencave“, më 1985 mori titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”, kurse më 1995 titullin “Profesor”. Dr. Vangjel Zigori është kryetar i Shoqatës Kombëtare të Vreshtarisë dhe Vertarisë dhe autor e bashkautor i shumë teksteve, studimeve shkencore dhe i projekteve të para të studimit të problemeve të Industrisë së Verës së vendit (Shqipërisë). Ka më se 40 artikuj shkencorë të botuar në revista të vendit dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.