← Shfleto

Vangjel Kici

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në korrik të vitit 1935 në Bubullimë të Lushnjës. Mësimet fillestare dhe të mesmet i kreu në Lushnjë. Studimet e larta i filloi në Universitetin e Karlovit në Çeki, por i kreu në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1963. Po në këtë fakultet edhe doktoroi në vitin 1994 me temëm: ”STRATIGRAFIA E DEPOZITIMEVE FLISHORE TË NJËSISË SË OKSHTUNIT DHE STUDIMI MONOGRAFIK I MIKROFOSILEVE” Dr. Vangjel Kici së pari punoi si stratigraf – mikropaleontolog në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit e të Kuçovës, në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Më 1995 mori titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Është marrë me përcaktime mikropaleontologjike. Rezultatet e studimit i publiko në 25 artikuj shkencorë si dhe në referate të mbajtura në konferenca e simpoziume.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.