Valdete Topçiu
Magjistër e shkencave të biokimisë
Lindi në maj të vitit 1958 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1995 me temën: ”STUDIMI I AKTIVITETIT AKETILKOLINESTEROZËS NË SERUMIN E TË SËMURËVE ME SËMUNDJE KRONIKE OBSTRUKTIVE TË MUSHKËRIVE”. Mr. Valdete Topçiu së pari u punësua si mjeke asistente në Institutin e Biokimisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, ku në nëntor të vitit 1999 u zgjodh asistente në këtë institut. Ka specializuar biokiminë klinike dhe ka të botuara 10 punime shkencore (2 si autor dhe 8 si koautor).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.