Valdeta Veliu-Vuçitërna
Magjistër e artit – grafikës
Lindi në mars të vitit 1970 në Gostivar. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin e Arteve-Drejtimi i Grafikës - e kreu në Prishtinë më 1993. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 2000 me temën ”GJURMËT E BOTËS”. Mr. Valdeta Veliu-Vuçitërrna së pari punoi si mësimdhënëse e Artit figurativ e mandej u zgjodh asistente në Fakultetin e Arteve-Drejtimi i Grafikës në Prishtinë. Mr. Valdete Veliu-Vuçitërrna ka organizuar 2 ekspozita kolektive dhe ka marrë pjesë në Prishtinë, Paris, Sofje, Varnë dhe Veleshtë të Maqedonisë. I mori 2 shpërblime.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.